INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi ka harruar të fitojë në shtëpi, Rezi trondit kampionët [FOTO]

Kukësi ka harruar të fitojë në shtëpi, Rezi trondit kampionët [FOTO]

Publikuar më: 17:24 10-02-2018

Ka nisur java e 19-të e Kategorisë Superiore, me supersfidën Skënderbeu-Flamurtari, e cila u mbyll me fitoren minimale të korçarëve, falë golit të Muzakës. Sot, në prej orës 14:00 u luajtën dy ballafaqime të tjera të këtij “stacioni” të garës, Kukësi-Kamza dhe Lushnja-Vllaznia, ndërsa në orën 17:00 nisin duelet përmbyllëse, Partizani-Laçi dhe Teuta-Luftëtari. Në “Zeqir Ymeri”, në një kohë të ftohtë dhe me pak tifozë, kampionët në fuqi kanë pritur debutuesit e Kamzës, në një përplasje të luftuar, me epërsi territorial dhe të zotërimit të topit nga vendësit, por me miqtë të kujdesshëm dhe të përforcuar në detyrat defensive. Guri ka mbajtur në tension prapavijën e Kamzës tërë lojës, si maja e sulmit për të tijtë, ndërsa Kale ka përbërë shqetësim permanent nga e majta. Nga ana tjetër, Plaku është munduar të bëjë diçka në repartin e përparmë të udhëtuesve, i ndihmuar edhe nga Fili. Kundërsulmi ka qenë arma e Ramadan Ndreut, por porta kuksiane ka mbetur thuajse e paarritshme. Bakaj dhe Guri e kanë vënë disa herë në provë portierin Gjonikaj, me goditje nga distanca, por portieri në fjalë ka reaguar mjaft mirë. Këtë gjë nuk e bën si duhet Kolici për vendësit, në minutën e 70-të, kur heziton në ndërhyrje dhe Rezi zhbllokon shifrat. Kamza befason dhe trondit kampionët brenda në shtëpi. Trajneri Pacult lëviz nga stoli, bën zëvendësime, e sposton skuadrën e tij në gjysmëfushën mike, por mungon përmbyllja si duhet e aksioneve. Kamza është ngjeshur tashmë në prapavijë, në mbrojtje të epërsisë minimale. Goli i Rezit mbetet në fuqi deri në fund, duke i dërguar tri pikët e këtij ballafaqimi në llogarinë e të tijve. Tjetër hap fals i Kukësit, që tashmë stadiumi i vet po i kthehet në makth. Aty nuk po fiton dot, ndaj edhe kreu sa vjen e largohet, bëhet mision i pamundur mbrojtja e kurorës.

KUKËSI – KAMZA 0-1

Golat: Rezi 70’

KUKËSI: Koliçi, Zderiç (Imami 73’), Shameti (Hoxha 54’), Musolli, Rrumbullaku, Ethemi (Ebidi 59’), Shkodra, Dzaria, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pakult

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Imeri, Malaj (Rezi 36’), Mehmeti (Cukovic 92′), Fukui, Fili (Racic 71’), Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Emigers Gançi

Kartonë të verdhë: Kale 38’, Bakaj 65’ / Idrizaj 34’, Fukui 78’, Gjonikaj 90+4′

sdsf.PNG

/telesport/

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385