INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufiri detar. Kristaq Gërveni: Po respektuam baraslargësinë shkojmë te marrëveshja e 2009

Kufiri detar. Kristaq Gërveni: Po respektuam baraslargësinë shkojmë te marrëveshja e 2009

Publikuar më: 17:30 01-02-2018

Në 2009 Kundër admiral Kristaq Gërveni ishte një prej ekspertëve që përcaktoi kufirin detar me Greqinë gjatë negociatave mes të dy vendeve. Por sot kur çështje a kufirit detar është rikthyer sërish në vëmendje pas negociatave mes të dy vendeve Kristaq Gërveni ka vetëm një kërkesë për qeverinë shqiptare, teksa sugjeron që të vijohet me negociatat.

Kristaq Gërveni:
“Duhet sa më shumë transparencë për bisedimet mes të dy vendeve sa i përket kufirit detar:
Kristaq Gërveni, kundëradmirali që ka negociuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, në një intervistë për In TV flet për negociatat e fundit mes të dy vendeve. Edhe pse nuk ka të dhëna mbi detajet e marrëveshjes, Gërveni thotë se deklarata e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e Greqisë me 12 milje det, kundëradmirali e konsideron të pamundur këtë pretendim.
Kristaq Gërveni:
“Janë thjeshtë deklarata politike sepse është e pamundur që Greqia të ketë 12 milje det ne kufi me Shqipërisë”.
Por përse Greqia nuk mund të ketë 12 milje zonë detare në kufi me Shqipërinë, Gërveni ka këtë përgjigje.
Kristaq Gërveni:
“Ka kufi detar deri në 2 milje çka s’mund të ketë 12 milje
Gërveni sugjeron që negociatat dhe bisedimet për vendosjen e kufirit detar të zhvillohen në bazë të konventave ndërkombëtare, e një prej tyre është ai i baraslargësisë. Në rast se parimi i baraslargësisë do të jetë dhe busulla e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë kundëradmirali Gërveni thotë se kufiri do të jetë ai i 2009.
Kristaq Gërveni:
“Nëse do të jetë parimi i baraslargësisë do të jetë kufiri i 2009, mund të lëvize me pak metra”.

Article Logic
Execution time: 0.0042228698730469