INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kubë, vetëvritet djali i madh i Fidel Kastro

Kubë, vetëvritet djali i madh i Fidel Kastro

Publikuar më: 10:24 02-02-2018

Djali i madh i Fidel Kastros, Fidel Kastro Díaz-Balart, është vetëvrarë në Havanë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e shtetit komunist, të cilat citojnë se muaj më parë, 68-vjeçari po merrte mjekime për shkak të një depresioni të fortë.

I lindur në 1 shtator 1949, ishte fëmija i martesës së parë të liderit të revolucionit me Mirta Diaz-Balart.

Ai ishte diplomuar në Bashkimin Sovjetik dhe kishte ndihmuar në zhvillimin e programit bërthamor civil të vendit. Ai ka qenë zv.president i Akademisë së Shkencave të Kubës dhe këshilltar shkencor i qeverisë.

Mediat shkruajnë se janë familjarët ata që do të organizojnë ceremoninë mortore por pa dhënë shumë detaje

Article Logic
Execution time: 0.0023689270019531