INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku po shkon kështu euro?

Ku po shkon kështu euro?

Publikuar më: 17:35 08-05-2018
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët vijon rënia e mëtejshme e euros , e cila sot arriti në nivelin më të ulët. Euro ka treguar se nuk njeh fund kur vjen puna te kriza. Valuta e përbashkët europiane ra me plot 0.4 pikë kundrejt lekut krahasuar me një ditë më parë, për të mbërritur në 126.6 lekë në shitje dhe 127.3 lekë në blerje, një tjetër rekord negativ. Vlera e euros është zhvlerësuar me 6,6%, prej fillimit të këtij viti.
E kundërta po ndodh me dollarin amerikan, i cili sot ka fituar plot 0.8 pikë ndaj lekut, duke mbërritur në kuotën e 107 lekëve, pasi kishte prekur nivelin e 104 lekëve vetëm dy javë më parë. Forcimi i valutës është një kombinim faktorësh. 
Në rritje është shfaqur sot edhe paundi britanik, i cili ka fituar 0.3 pikë ndaj lekut. Megjithatë stërlina është ende larg niveleve të muajit të kaluar, kur mbërriti në 149.5 lekë. Tashmë kjo valutë fiksohet në 144.5 lekë në blerje dhe 145.5 lekë në shitje.
Ndërsa sa i takon valutave të tjera, dollari australian u zhvlerësua me plot 0.7 pikë ndaj lekut krahasuar me njëditë më herët, dollari kanadez qëndroi i pandryshuar, ndërsa franga zvicerane u rrit me 0.4 pikë për të mbërritur në kuotën e 106.4 lekëve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0043578147888184