INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ekonomia gri’, reduktim përmes pagesave elektronike

‘Ekonomia gri’, reduktim përmes pagesave elektronike

Publikuar më: 11:34 06-05-2018
 
Për të ulur më tej informalitetin në ekonominë shqiptare pagesat elektronike mund të jenë një instrument. Ky ishte mendimi i shprehur nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve,
Vasilika Vjero gjatë forumit “Rritja e përdorimit të kartës si instrument pagese”, që u organizua nga Shoqata Shqiptare e Bankave.
 
Në Shqipëri, ekonomia gri mund të reduktohet nëpërmjet promovimit të pagesave elektronike apo vendosjes së kufizimeve për shumat që paguhen ‘cash’.
Kjo konstatohet kryesisht në marrëdhëniet biznes – konsumator, ku ky i fundit paguan, por shumë herë nuk kërkon faturë.
Në këtë mënyrë favorizon padashur ekonominë gri dhe nga ana tjetër biznesi nuk e regjistron këtë transaksion”, ka thwnw Vjero.
 
Sipas saj ka ardhur koha që të ndërmerren ndryshime ligjore për të lehtësuar tatimpaguesit, me qëllim rritjen e formalizimit të pagesave.
Kjo, sipas Vjeros, mund të arrihet me vendosjen e kufizimeve më të forta në përdorimin e parasë ‘cash’ kur vlera e transaksionit kalon shumën 50.000lekë,
si dhe të mos lejohen transaksione të kryera midis një biznesi dhe një individi,kur tejkalohet një vlerë e përcaktuar.
Forumi kishte si qëllim diskutimin mes përfaqësuesve të sistemit bankar, qeverisë, administrates tatimore, sipërmarrjeve etj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061