Aplikimi i tatimit progresiv mbi pagat duket se ka nxitur infomalitetin me pagat e larta në vendin tonë. Një pjesë e madhe e punonjësve deklarojnë paga minimale,ndërkohë nga skema e sigurimeve shoqërore vetëm 4% e personave raportuan se kanë paga bruto mbi 120 mijë lëkë në muaj. Ky është tregues i informalitetit edhe pse për 2017 grupi i kontribuesve që deklaruan këtë pagë u rrit më 1%,por është i papërfillshëm pasi përfaqësohet nga punonjës të administratës publike dhe drejtues në nivel të lartë. Ndërkohë sipas INSTAT grupi që paguajnë sigurimet me pagën minimale është tkurur me 2%. Shqipëria sipas statistikave ka nivelin më të lartë të informalitetit në sektorin e pagave në krahasim me rajonin. Edhe të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontribute në një vlerë minimale apo nuk janë të përfshirë në skemën e sigurimit të bujkut privat. Të ardhurat e gjeneruara nga sigurimet shoqëore e shëndetësore është sa gjysma e mesatares së rajonit. Normën më të lartë të kontributeve për sigurimet shoqërërore e ka Serbia e ndjekur nga Bonje-Hercegovina dhe vendi ynë, ndërsa nivelin më të ulët e ka Kosova.








13 Dec 2025 





