INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buka së shpejti me rritje çmimi. Filloni të konsumoni më pak

Buka së shpejti me rritje çmimi. Filloni të konsumoni më pak

Publikuar më: 11:53 30-04-2018

Buka, produkti ushqimor më i nevojshëm sidomos në tavolinat shqiptare do të shtrenjtohet. Prodhuesit e bukës kanë paralajmëruar rritje të cmimit të bukës. Nëse në mjediset e punës së furrave gjendet pajisje frigoriferike, atëherë subjektet përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat orë, sa dyfishi i tarifës që është për furrat e bukës. Bizneset thonë se tarifa e lartë do të ndikojë tek vlera e bukës.

Furat që furnizohen me tensionin e ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7,6 lekësh për kilovatë/orë. Ky çmim është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, sipas shoqatës së prodhuesve të bukës OSHEE nuk i përfshin të gjitha furrat në këtë kategori.

Për shkak të përdorimit të njësive frigoriferike për disa shërbime të tjera, prodhuesit e bukës janë penalizuar nga tarifa e reduktuar e energjisë elektrike prej 7.6 lekë/kë. Kjo ka bërë që prodhuesit të paralajmërojnë rritje të çmimit.

Por, çmimi i diferencuar i energjisë për furrat dhe pastiçeritë ka dhënë efekte. Nën një presion fiskal në rritje, byrektoret, furrat e tregtimit të bukës dhe ëmbëlsirave kërkojnë subvencionim nga shteti për çmimin e energjisë elektrike. Në të kundërt paralajmërojnë rritje të çmimit të produkteve të tyre. Shoqata i është drejtuar edhe ministrisë së Energjisë, ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh.

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723