INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja e nis punën me një tender, firmos 150 milion lekë vetëm për bileta avioni [FOTO]

Kryeprokurorja e nis punën me një tender, firmos 150 milion lekë vetëm për bileta avioni [FOTO]

Publikuar më: 13:56 23-12-2017

Arta Marku e ka nisur punën e saj me tender udhëtimi, pasi vendimi i parë që ka firmosur kryeprokurorja e përkohshme, bën fjalë për një procedurë tenderuese.

Tenderi ka vlerën e  150 milionë lekëve. Burimi i financimit është pikërisht buxheti i shtetit ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë dy vjet.

“Prokuroria e Përgjithshme në mënyre periodike do të evidentojë kërkesa për blerjen e biletave. Këto kërkesa do të mbështeten në bazë të aktiviteteve të Prokurorisë së Përgjithshme. Procesi i rihapjes së konkurrimit për lidhjen e kontratës do të zhvillohet sa herë që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë nevojë dhe të dhëna të mjaftueshme për blerje biletash.

Kriteri i vleresimit ne rastin e rihapjes së konkurimit për lidhjen e kontratës do te jete :

Çmimi më i ulët i biletës/biletave të ofruara.

Çmimi më i ulët i ofertës (biletës/ave të ofruara), por në çdo rast ofertuesit nuk duhet të tejkalojnë marzhin e fitimit të deklaruar në ofertat e shpallura fituese. Vlera absolute e marzhit të fitimit nuk do të ndryshojë gjatë ekzekutimit të marrëveshjes kuadër.

Operatorët ekonomikë të cilët do të ftohen në procesin e minikonkurrencës duhet të paraqesin për çdo udhëtim të kërkuar nga Autoriteti kontraktor, informacion të detajuar mbi strukturën e çmimit. (çmimi real i biletës, taksat, marzhi i fitimit).”, thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderimit./ newsbomb/

 

mark1.jpg

mark2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026590824127197