INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi në Fier: 27 janari protesta më e madhe në historinë e opozitës

Kryemadhi në Fier: 27 janari protesta më e madhe në historinë e opozitës

Publikuar më: 14:40 21-01-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë takimit të zhvilluar me struktura në Fier u shpreh se protesta e 27 janarit do të jetë më e madhja në historinë e opozitës.

Ajo u shpreh se qytetarët duhet t’i bashkohen sepse protesta nuk bëhet për flamuj politikë por per të drejtat e tyre.

‘Do të jetë një nga protestat më të mëdha në historinë e opozitave, nuk ka flamuj politikë por angazhimi i qytetarëve . 27 janari do të jetë një protest kundër flamurit të mashtrimit, sot qytetarët ndihen keq ekonomikisht dhe shpirtërisht, shumë janë larguar nga Shqiopëria për një jetë më të mirë. Futja e skemës së TVSH për bizneset e vogla i ka shkatërruar në një kohë që ato biznese ushqejnë familjet me bukë, ljo është arsyeja pse falimentojnë. Kjo skemë e neverithsme është krijuar për përfitimet familjare të kryeminsitrit Edi Rama’ u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871