INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Le të më arrestojnë që godita Ramën me çizme, ai po pastron para me ekipin e Partizanit

Kryemadhi: Le të më arrestojnë që godita Ramën me çizme, ai po pastron para me ekipin e Partizanit

Publikuar më: 23:36 21-12-2017

Duke komentuar hedhjen e çizmeve drejt kryeministrit Edi Rama të hënën në Parlament, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se “do përgatitem herë tjetër ta hap krahun tamam që t’i shkojë mu në lule të ballit që të mos hallakatem kot”.
Ajo ka shkëmbyer edhe batuta me drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, të cilit i tha: Ti më mirë të më kishe ftuar në studio, sa më mbajte këtu kot, se nuk të dëgjoj mirë në kufje. Teksa Rakipi ia ktheu: Të na gjuaje me çizme edhe ne… Ndërsa lidhur me procedimin penal qe ka bere Policia ndaj Kryemadhit, pas protestës së të hënës, Kryemadhi tha: “shumë mirë le të më arrestojnë…aman mos e thuaj kështu se do degjoje vajza ime Era dhe do shkojë ta presi Ramën në aeroport atje në Rinas”.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë pasi tha se kryeministri Rama udhëton në vende të ndryshme të botës, në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë, për të pastruar paratë.
Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.
“Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë që në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmenit Gaz Demi.

Article Logic
Execution time: 0.0041968822479248