INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Beteja sapo ka nisur, në shesh deri në largimin e Ramës

Kryemadhi: Beteja sapo ka nisur, në shesh deri në largimin e Ramës

Publikuar më: 13:59 29-01-2018

Monika Kryemadhi në një dalje për mediat tha sot se beteja për të rrëzuar qeverinë sapo ka nisur dhe se protesta e së shtunës ishte e para në vazhdën e protestave.

“Nesër do të jemi më shumë sepse protesta jonë sapo ka nisur, ajo është beteja e parë e luftës së parë. Më lejoni të falenderoj të gjithë ata punonjës të policisë që nuk u bënë pre e provokimeve të qeverisë, që herë pas here tentuan të provokonin turmën. Protesta është për t’i treguar Edi Ramës se e gjithë beteja sapo ka filluar për ta rrëzuar atë. Protesta e ditës së shtunës, sepse axhendën e opozitës nuk e bën më opozita, e bëjnë shqiptarët dhe nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të tij. Sot shqiptarët kanë vrarë frikën”, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0037891864776611