INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriminaliteti, korrupsioni e jo vetëm, për çfarë diskutuan ministrja Gjonaj dhe Kryeprokurorja

Kriminaliteti, korrupsioni e jo vetëm, për çfarë diskutuan ministrja Gjonaj dhe Kryeprokurorja

Publikuar më: 16:50 23-04-2018

Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit sidomos në nivele të larta është një nga rekomandimet prioritare të qeverisë për vitin 2018. Kjo ka qënë edhe një nga temat kryesore të takimit mes ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kryeprokurores Arta Marku.

Mbyllja e çështjeve penale nga prokurorët ka qenë një nga shqetësimet ku ministrja Gjonaj është ndalur.

“Konstatohen mbyllje të çështjeve me vendime për mosfillim hetimi në një kohë kur, për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i çështjes. Kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme”.

Në këtë takim të zhvilluar në mjediset e Prokrurorisë së Përgjithshme, Gjonaj ka renditur një sërë problematikash dhe shqetësimesh, për të cilat sipas qeverisë, organi i Prokurorisë duhet të jetë më efektiv.

“Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit” u ka thënë Gjonaj prokurorëve, duke nënvizuar se ngritja e Prokrurorisë së Posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Një tjetër rekomandim prioritar i Qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale, duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre, çka është dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Duke folur për Reformën në Drejtësi si një objektiv kryesor i Qeverisë, ministrja Gjonaj është ndalur edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988