INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndotja e ajrit në Mëzez! Ekspertët për IN Tv, djegia e plastikës helmuese[VIDEO]

Publikuar më: 15:38 23-04-2018

Djegia e Fabrikës së Riciklimit të Mbetjeve do të shoqërohet me shumë probleme si mjedisore ashtu dhe sociale. Ajri dhe toka kanë pësuar ndotje të lartë dhe ekspertë e mjedisit thonë se pjesa më e madhe e mbetjeve që ricikloheshin, pasi janë djegur, kanë lëshuar elementë toksikë apo siç njihen ndruyshe dhe hemuese, që ndikojnë negativisht në shëndetin e banorëve për së paku 1 kilometër distacë. 

Po efekte negative s’do të jenë vetëm mjedisore, por dhe sociale. Pasi sipas Lavdosh Ferrunit jo vetëm do të mbeten shumë të papunë, por dhe se kjo ishte fabrika që mblidhte dhe riciklonte sasinë më të mëdha të mbeturinave në Tiranë, ndaj do rrezikohet përpunimi i plehërave.
Eksperti sugjeron, që shteti duhet të bëjmë matje të hollësishme të nivelit të ndotjes dhe të nisë të hedhë solucione neutralizuese me qëllim uljen e dëmeve që mund të përhapjen kryesisht në nëntokë, por dhe të mendojë që të mos lejojë më të përzihen zonat e banuara me ato industriale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559