INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pezullohet regjistrimi tokave në bregdet, Gjonaj: Përfituesit para drejtësisë

Pezullohet regjistrimi tokave në bregdet, Gjonaj: Përfituesit para drejtësisë

Publikuar më: 13:48 26-03-2018

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një konferencë për media duke komunikuar vendimin e qeverisë për pezullimin e regjistrimit të titujve në bregdet.

Gjonaj u shpreh se një vendim i tillë referuar rasteve të fundit kriminale me tjetërsimin e pronave në bregdet është marrë për të penguar që

“Jam para jush për t'ju komunikuar vendimin e qeverisë: Pezullimin e regjistrimit të titujve në bregdet e reformën e pronës në përgjithësi.

Siguroj pronarët në bregdet për pacënueshmëri. Kjo VKM nuk pengon kthimin e tokës te pronarët por synon të garantojë që prona t’i kthehet pronarit, jo mafias së pronës.

Ky vendim i qeverisë synon të bllokojë ata që kanë abuzuar me pronat dhe i kanë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme por nuk pengon të drejtat e pronarit.

Vendimi i pezullimit të procedurave të kalimit në pronësi të tokës në zonën me rëndësi ka ardhur si pasojë e një situate të jashtëzakonshme në bregdet.

Pezullimi është vetëm një masë e përkohshme deri në verifikimin e titujve dhe ndarjes së pronarëve të ligjshëm nga hajdutët e pronave”, tha Gjonaj ndërsa shtoi se përfituesit do dërgohen përpara drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248