INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni, Gjonaj: Duhet reformë urgjente, të ndryshojmë fytyrën e sistemit të burgjeve

Korrupsioni, Gjonaj: Duhet reformë urgjente, të ndryshojmë fytyrën e sistemit të burgjeve

Publikuar më: 12:24 13-03-2018

Gjatë një inspektimi në burgun e Peqinit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me rekorde kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

“70 punojës janë të papërshtatshëm me pozicionet e tyre, ndwrsa 100 punonjës janë me akorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin në sistemin e burgjeve”, u shpreh Gjonaj.

Ndër të tjera ajo theksoi se për rastet korruptive në burgje nuk do të ketë tolerancë.

‘Rastet e korrupsionit në sistemin e burgjeve kanë qenë të jashtëzakonshme. Nuk kemi probleme me Drejtorinë e Burgut. Çdo muaj do bëjmë inspektime me institucionet dhe përcjellim mesazhe. Reforma në burgje është një prioritet i ministrisë së Drejtësisë.

Reforma legjislative që ka të bëjë me ndryshimin e legjislacionit. Përmirësimi i statusit të policisë së burgjeve. T’u japim status punonjësve të policisë së burgjeve si në aspektin financiar ashtu edhe në plotësimin e kushteve e mjeteve të nevojshme.

Prioritete të ndryshojmë fytyrën e sistemit të burgjeve, me sistemet e sigurisë nuk ka tolerime. Çdo lloj mjeti i paligjshëm që kapet, ka nga prapa një punonjës burgu. Po forcohet siguria në burgje. Ka pasur raste të korrupsionit në burgje, favorizime duke filluar që nga polici deri tek drejtuesit”, tha Gjonaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535