INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kushtetuesja rrëzon Gjonajn. Punonjësit e shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë fitojnë gjyqin

Kushtetuesja rrëzon Gjonajn. Punonjësit e shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë fitojnë gjyqin

Publikuar më: 10:08 22-03-2018

Pesë ish-punonjës të Ministrisë të Drejtësisë, të shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres Etilda Gjonaj kanë fituar çështjen në Gjykatën Administrative. Gjykata ka vendosur shfuqizimin e vendimit që parashikonte lirimin nga detyra të tyre teksa tashmë ministria e Drejtësisë ka detyrimin ti rikthejnë në pozicionin e mëparshëm të punës, pesë ish-punonjësit. Po ashtu Gjykata Administrative detyron ministren Gjonaj t’iu paguajë pagat deri në rikthimin e tyre në detyrë. Pesë ish-punonjësit “u ngritën” të gjithë bashkë dhe depozituan në gjykatë një padi për ministren. Ata e cilësuan vendimin e Gjonajt të padrejtë dhe kërkuan shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna. Gjonaj deklaroi se personat e shkarkuar kishin shkelur ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664