INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ në unanimitet heq mandatin Rroshit, Tahirit dhe Selamit

KQZ në unanimitet heq mandatin Rroshit, Tahirit dhe Selamit

Publikuar më: 15:22 29-12-2016

Në mënyrë unanime Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi t’i heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit, Shkëlqim Selamit të LSI-së dhe Dashamir Tahirit të PDIU-së. Po kështu i hiqet mandati dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit. Për heqjen e mandateve të Rroshit dhe Selamit, të gjithë anëtarët e komisionit kanë qenë dakord, ndërsa për mandatin e Tahirit, anëtarët e Partia Demokratike ka votuar kundër.
Të tre zyrtarët u akuzuan nga Prokuroria se kishin fshehur në formularin e vetëdeklarimit dënimet dhe hetimet që ishin kryer ndaj tyre në shtetet e Bashkimit Europian për vepra të ndryshme penale.

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053