INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Tiranës arrest shtëpie për Elvis Rroshin

Gjykata e Tiranës arrest shtëpie për Elvis Rroshin

Publikuar më: 12:39 16-06-2016

Ikën nga qelia, tashmë arrest shtëpie për Elvis Rroshin. Ky është vendimi i Gjykatës së Tiranës të dhënë këtë të enjte për Kryebashkiakun e Kavajës Rroshi. Ky vendim ka liruar nga qelia kryebashkiakun Rroshi, i cili ishte ndaluar tre ditë më parë. Mësohet se vetë kryetari bashkisë nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokati i tij.
Elvis Rroshi u arrestua tre ditë më parë për mosdeklarim të dhënash në formularin e dekriminalizimit.
Mbi Rroshin rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. Rroshi nuk deklaroi arrestimin e tij në Itali, në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare si dhe arrestimin e dëbimin dy herë nga shteti zviceran në vitin 1995 dhe 1997.
Për shkeljet ligjore si falsifikimi dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit, Rroshi rrezikon dënim me gjobë si dhe dënim me burg nga 3 deri në 5 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662