INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë thotë Edi Rama për dorëheqjen e Elvis Rroshit…

Ja çfarë thotë Edi Rama për dorëheqjen e Elvis Rroshit…

Publikuar më: 15:10 31-05-2016

Edi Rama ka pranuar dorëheqjen nga detyra të kryetari të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshit. Nëpërmjet një letre publike, Kryeministri Rama thotë se askush nuk mund të mbajë poste publike, për sa kohë që ka patur problem me drejtësinë. Megjithatë Rama këmbëngul se në momentin që ka vendosur për të kandiduar Elvis Roshin, në dorë ka patur një dëshmi penaliteti të pastër, por gabimet e “fëmijërisë” nuk falin. 

“Fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s'ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi.Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë”.
Por dorëheqja e kryebashkiakut të Kavajës është një tregues i qartë thotë numri një i qeverisë.
“Vetë dorëheqja e Elvis Roshit sot, u jep të gjithëve një tjetër provë të qartë se në Partinë Socialiste në këta 32 muaj qeverisje ka fituar një parim i panegociueshëm: Kur një fakt i provuar nxjerr në pah një problem që i takon drejtësisë, pushteti ynë nuk futet kurrë mes drejtësisë dhe cilitdo ndër ne. Duke e konsideruar të përfunduar shërbimin e Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës, do të vazhdoj ta mbështes me gjithë zemër projektin ambicioz të Rilindjes Urbane të Kavajës”.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376