INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Policia franceze përleshet me tifozët anglezë [VIDEO]

Publikuar më: 12:16 16-06-2016

Të paktën 36 persona janë arrestuar në qytetin Lille të Francës pas përleshjeve mes policisë franceze dhe tifozëve të kampionatit europian të futbollit Euro 2016.

Policia franceze tha se arrestimet janë kryer në orë e vona të së mërkurës, dhe se 16 të tjerë janë dërguar në spital me plagë të ndryshme si pasojë e konfrontimeve fizike.

Të mërkurën në mbrëmje, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopa gome kundër qindra tifozëve anglezë, të cilët i kishin vënë zjarrin qiellit francez me fishekzjarrë.

UEFA ka kërcënuar se do të skualifikojë Anglinë nga EURO 2016 nesë ndeshja me Wellsin do të shoqërohet me dhunë të ashpër.

Në fakt e gjithë fundjava e shkuar por edhe kjo javë ka qenë e shoqëuar nga dhuna e tifozëve rusë, sllovalë, anglezë dhe francezë.

Marseja ishe qendra e trazirave, teksa autoritet i tremben një situate të ngjashme në qytetin Lille.

Autoritet franceze po përpiqen në maksimum të ndalojnë dhunën në këtë kamionat europian të futbollit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541