INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja çfarë i tha avokati Italian për gjyqet në Shqipëri Elvis Rroshit

Ja çfarë i tha avokati Italian për gjyqet në Shqipëri Elvis Rroshit

Publikuar më: 14:49 16-06-2016

Pasi fitoi arrestin shtëpiak dhe la qelinë, Elvis Rroshi zgjodhi rrjetin social facebook për të reaguar publikisht. Duke e cilësuar ndalimin e tij si të padrejtë, Elvis Rroshi rrëfen dhe disa detaje për avokatin e tij. Ai është nga vendi fqinj, Itali, por sipas Rroshit drejtësinë Shqiptare ai e krahason me atë në Kamboxha.
Ja çfarë shkruan në facebook.
Elvis Rroshi”
“Më arrestuan në mes të rrugës pa më marrë as në pyetje. Nxorën rrugëve letra higjenike pa asnjë vlerë ligjore për të më treguar si kriminel. Avokati im italian që është edhe parlamentar në Itali me tha kështu si këtu bëhej vetëm në Kamboxha! Një gjyq pa asnjë lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetëm idiotësi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt që e kam bërë publik vetë është një dënim si minoren në mungesë dhe pa dijeni që në Itali është fshirë që në vitin 2000”!
Elvis Rroshi ka dhe një qëndrim kritik për ligjin e dekriminalizimit, për të cilin thotë:
Elvis Rroshi:
“Nuk kam deklaruar që jam dëbuar nga Zvicra, po pse ta deklaroja kur jam dëbuar si mijëra shqiptarë pa dokumenta?! Ça krimi është ky që edhe ky ligj skandaloz që e kanë bërë ata që duhet të ishin në burg për vrasje njerëzish në bulevard nuk e përmban fare?!!
Rroshi shprehet i pakënaqur dhe me vendimi që ai të jetë në arrest shtëpie.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432