INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pranon për herë të parë:

Rama pranon për herë të parë: "Çekia na bëri presion"

Publikuar më: 14:35 29-12-2016

Kryeministri Edi Rama pranon për herë të parë se ka patur presion nga pala çeke për zgjidhjen e cështjes CEZ, duke e lidhur atë direkt me mbështetjen e cekisë për ecurinë e mëtejshme të shqipërisë drejt integrimit në BE. Këtë deklaratë numri një i qeverisë e lëshoi, ndërsa ishte thirrur si dëshmitar në komisionin hetimor për çështjen CEZ. “Por qëndrimi i qeverisë shqiptare ka qënë i prerë”, thotë kryeministri.
Për kreun e qeverisë Edi Rama zgjidhja paqësore me kompaninë çeke CEZ ishte e vetmja rrugë për Shqipërinë, ndërkohë që theksoi se kjo ka sjellë dhe zgjidhjen e kolapsit të këtij sektori. Kjo zgjidhje sipas Ramës, është mbështetur nga Banka Botërore dhe nga Sekretariati i Vjenës.

Article Logic
Execution time: 0.0049669742584229