INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Falet” Elvis Roshi nga Gjykata e Lartë

“Falet” Elvis Roshi nga Gjykata e Lartë

Publikuar më: 13:39 12-10-2016

Gjykata e Lartë ka lëhtësuar masën ndaj Kryetari të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi. Në vendimin e Gjykata së Lartë thuhet se Kryebashiaku i Kavajës, Elvis Roshi nuk do të qëndrojë më nën arrest shtëpiak, por është i detyruar të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji pranë oficerëve të Policisë Gjyqësore derisa prokuroria t’u japë drejtim hetimeve të nisura ndaj tij.
Vendimi që ndryshoi masën e sigurisë u dha nga Gjykata e Lartë këtë të mërkurë, e cila shqyrtoi masën e sigurisë të shpallur gjatë korrikut nga Apeli, ku ishte vendosur arresti shtëpiak.
Kryebashkiaku i Kavajës është nën hetim sipas ligjit të dekriminalizimit për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Prokuroria pretendon se Roshi ka fshehur dënimet në Zvicër dhe Itali, ku, sipas informacioneve, dyshohet se zyrtari ka përdorur pesë emra të ndryshëm.
Edhe më herët, Roshi përfitoi ndryshimin e masës arrest me burg në arrest shtëpiak.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338