INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plehrat: Ricikluesit mbrojmë mjedisit, Nishani mos të politizohet çështja

Plehrat: Ricikluesit mbrojmë mjedisit, Nishani mos të politizohet çështja

Publikuar më: 13:44 12-10-2016

Pasi shoqatat ambjentaliste i kërkuan Presidentit Bujar Nishani kthimin mbrapsht të ligjit, i cili i hap rrugën importit të mbetjeve të ricikluesve, grupet e interesit kanë mbërritur në zyrën e kryetarit të shtetit. Kësaj radhe janë shoqatat e ricikluesve në vend, të cilat në fakt kanë një kërkesë krejt tjetër nga ajo e ambjentalistëve, dekretimin e ligjit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, presidenca ka bërë me dija disa detaje të asaj që është diskutuar në këtë takim.
Në njoftim thuhet se përfaqësues të Industrisë së Riciklimit në vend dhe anëtarë të Shoqatës së Ricikluesve, të cilët i parashtruan Kreut të Shtetit pikëpamjet, argumentet dhe pozicionin e tyre mbi efektet negative që mund të ketë mosdekretimi i Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Sipas ricikluesve, duke lënë mënjanë disinformimet dhe tentativat për përdorim politik, qëllimi dhe interesi i industrisë të riciklimit në vend nuk është thjesht aspekti ekonomik dhe zhvillimor, por edhe ai i ruajtjes së mjedisit.
Sipas njoftimit, Presidenti Nishani vuri në dukje se ka shumë nevojë, që për çështje të tilla të ndjeshme që përfshijnë shumë dimensione si ato të biznesit, ekonomik, strukturor, mjedisor, etj., zëri i aktorëve të ndryshëm të përfshirë të jetë më i fuqishëm.
Bujar Nishani:
“Çështje kaq thelbësore e të ndjeshme nuk duhen politizuar në mënyrë që pastaj ato të mos dështojnë”.
Kreu i Shtetit i garantoi pjesëmarrësit se ligjin në fjalë do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe se do të mbajë një qëndrim sa më të argumentuar në raport me të.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824