INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas vendimit të KQZ, Rama shkarkon kryebashkiakun Elvis Roshi

Pas vendimit të KQZ, Rama shkarkon kryebashkiakun Elvis Roshi

Publikuar më: 20:15 29-12-2016

Pasi KQZ njoftoi qeverinë për ndalimin e mandatit të kryebashkiakut të Kavajës për shkak se fshehu të dhënat në formularin e vetëdeklarimit, qeveria ka shkarkuar nga detyra, Roshin.

Pas shkarkimit të Roshit, Bashkia e Kavajës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Akuza e prokurorisë

Kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar se është dënuar për veprën penale të “Përdhunimit” në vitin 1995 dhe një sërë ndalimesh të tjera. “Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin ‘Për Dekriminalizimin’ si vijon: Një dënim për veprën penale të ‘Përdhunimit’ në grup, në vitin 1995, në Itali.

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424