INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dekriminalizimi në Europë / Dënohen ministra dhe ish-kryeministra [VIDEO]

Publikuar më: 20:02 29-12-2016

Dekrinimalizimi i ka dhënë tashmë frytet e tij në vëndet e tjera të Europës. Një nga vëndet ku ai ka qënë i efektshem është Rumania që filloi luftën për pastërtinë e politikanëve në 2004-2005. Është një betejë që mori vite, por agjencitë kundër korrupsionit kanë arritur arrestimin e ministrave, ish-ministrave, ish-kryeministrave nga çdo parti, e majtë, e djathtë, në qeveri apo opozitë. Kroacia ka qenë nën presion nga BE për të mbajtur një qëndrim të ashpër në lidhje me korrupsionin dhe Brukseli e ka ndjekur këtë rast nga afër. Ish- kryeministri kroat, Ivo Sanader, është dënuar me 10 vite burg për marrje ryshfeti nga dy kompani të huaja. Në fakt, ato janë paralajmërime për vendet e tjera të Ballkanit se çfarë i pret në të ardhmen nëse duan të hyjnë në BE. Rast i ngjashem është dënimi me burg i ish-presidentit malazez për korrupsion pasi ra dakord me prokurorët për pranimin e fajit. Svetozar Maroviç, i cili ishte president i Malit të Zi do të kalojë 22 muaj në burg si edhe do të kthejë shumën 1,1 milionë euro që ai i përfitoi nëpërmjet marrëveshjeve ilegale të ndërtimit përgjatë bregdetit adriatik. Pavarësisht korrupsionit të përhapur gjerësisht, dënimi i Maroviçit, 62 vjeç, përbën një ngjarje të rrallë per vendet e ish-Jugosllavise.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652