INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koreja e Veriut gati të godasë Amerikën. Reagon Trump: “Do marrim masa” [VIDEO]

Koreja e Veriut gati të godasë Amerikën. Reagon Trump: “Do marrim masa” [VIDEO]

Publikuar më: 17:30 29-11-2017

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ‘kujdeset’ për çështjen e Koresë së Veriut, pasi vendi komunist testoi raketën interkontinentale më të fuqishme. Trump ka sulmuar demokratët dhe duke kërcënuar se do të ndalojë imigracionin e paligjshëm. "Pas nisjes së raketave të Koresë së Veriut, është më e rëndësishme se kurrë që të financojmë qeverinë dhe ushtrinë tonë!" -tha Trump Ndërkohë që koreano-veriorët nisën festimet, Trump tha se do e shohë këtë çështje. Raketa ndërkontinentale e lëshuar gjatë natës, i tregoi botës se Koreja e Veriut ka tashmë kapacitetin për të goditur shtetet amerikane, e madje edhe kryeqytetin Uashington. Hedhja e raketës vjen pak pasi presidenti Trump vizitoi këtë rajon. Televizioni shtetëror i vendit komunist e dha lajmin me gëzim. Prezantuesja e edicionit informativ tha se raketa mund të arrijë kudo në tokën amerikane. Sipas saj, raketa mban një mbushje super të rëndë bërthamore.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098