INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kopjoi Elvana Gjatën me projektin e fundit? Elhaida Dani përgjigjet TROÇ: Ajo ishte e para…

Kopjoi Elvana Gjatën me projektin e fundit? Elhaida Dani përgjigjet TROÇ: Ajo ishte e para…

Publikuar më: 19:28 24-09-2021

Elhaida Dani sapo ka publikuar albumin e saj muzikor të përbërë nga 5 këngë, të cilat u publikuan të gjitha me videoklipe. Krahas komenteve shumë pozitive dhe komplimenteve Elhaida u përball edhe me disa kritika mes të cilave një akuzë për kopjim të Elvana Gjatës.

Akuzat erdhën pasi Elvana pak kohë më parë solli albumin në të njëjtën mënyrë duke u realizuar të gjitha këngëve videoklipe dhe duke i publikuar përnjëherë.

E ftuar në #Gjesi në T7, Elhaida u pyet rreth këtyre akuzave, të cilat i mohoi por e pranoi se Elvana ishte e para që solli diçka të tillë në vendin tone, por nuk përmendi mënyrën e publikimit duke cekur vetëm stilin e projektit.

‘’Nuk është e vërtetë, por është e vërtetë që Elvana ka qenë e para që risolli muzikën shqiptare në këtë lloj stili, në këtë lloj mënyre sa më moderne dhe e kam vlerësuar shumë sepse duhej ta bënte dikush dhe Elvana e bëri aq mirë sa e riktheu në modë le të themi dhe i la hapësirë artistëve tjerë për ta bërë’’

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209