INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt adoleshentësh me thika

Konflikt adoleshentësh me thika

Publikuar më: 13:23 20-09-2016

Një 17 vjeçar nxënës që frekuenton shkollën “Çajupi” pas një konfikti jashtë ambjenteve të gjimnazit me bashkëmoshatarët e tij ka mbetur i plagosur. K.Suti ka nisur një debat që ka degjeneruar në sherr fizik deri dhe nxerrje thikash me disa moshatarë.

Njëri prej tyre ka pasur me vete thikë dhe ka gjuajtur adoleshentin, i cili më pas u dërguar në spital me një plagë në trup dhe thika i ka prekur një nga arteriet kryesore të gjakut dhe duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sherri mes nxënësve ka nisur fillimisht në rrjetin social “Facebook”, me mesazhe me fjalë fyese. E me mbarimin e mësimit, dy nxënësit kanë dalë jashtë shkollës.
Policia ka shoqëruar pesë nxënës që dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen dhe më pas kanë ndaluar autorin e plagosjes, Besnik S. tek rruga “Kongresi i Manastirit” dhe  rezulton të jetë i dënuar më parë për vjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607