INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fier, 20-vjeçari paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri në kokë

Fier, 20-vjeçari paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri në kokë

Publikuar më: 16:36 07-01-2018

Këtë të dielë rreth orës 13:15, një 20-vjeçar është paraqitur i plagosur në kokë në spitalin e Fierit.

Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.

“Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marrë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier. 20-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur në banesë me armë zjarri në kokë”, njofton policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton shkaqet.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994