INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaxhai qëllon me thikë nipin 14 vjeçar

Xhaxhai qëllon me thikë nipin 14 vjeçar

Publikuar më: 09:56 16-10-2017

Një sherr banal për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zharrëz të Fierit ku xhaxhai ka qëlluar me thikë nipin 14 vjeçar. Sipas të dhënave të policisë, Gentjan Asllani, 43 vjeç ka plagosur me thikë nipin e tij 14-vjeçar pas një sherri banal. Por fatmirësisht, plaga në sup nuk ka qenë e thellë sa t'i rrezikojë jetën adoleshentit, por xhaxhai ka përfunduar në burg për dhunë brenda familjes.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432