INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pritet që Uragani Ofelia të godasë sot Irlandën dhe Britaninë e Madhe  [VIDEO]

Pritet që Uragani Ofelia të godasë sot Irlandën dhe Britaninë e Madhe [VIDEO]

Publikuar më: 09:47 16-10-2017

Uragani Ofelia pritet të godasë bregun e Irlandës këtë mëngjes  me një shpejtësi 80 milje për orë duke shkaktuar kështu stuhinë më të madhe që ka goditur ishullin në 56 vite.

Zyrat emergjente kanë paralajmëruar banorët se jetët e tyre janë në rrezik teksa stuhia i afrohet jug-perëndimit të Irlandës, që me gjasa do të godasë rreth orës 11 të mëngjesit përpara se të kalojë në Uells.

Irlanda e Veriut dhe Uellsi do të goditen nga erërat që do arrijnë në 70 mph, ndërsa pjesa tjetër e Britanisë do të ketë reshje të dendura.

Qeveria irlandeze thotë se stuhia mund të jetë më e keqja që ka goditur vendin në vitin 1961, kur uragani Debbie vrau 187 persona.

Article Logic
Execution time: 0.0033907890319824