INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet polici, që u plagos mbrëmë në kryeqytet

Flet polici, që u plagos mbrëmë në kryeqytet

Publikuar më: 15:28 29-11-2017

Efektivi i Krimeve të Rënda, Ermal Bregu ka folur sot, pas plagosjes mbrëmjen e shkuar. Bregu ka thënë se dy autorët i njeh, pasi banojnë në të njëjën lagje me ta dhe se më herët nuk ka patur konflikte me ta. Ai sqaron se ata e fyen fillimisht dhe më pas nisi dhe një debat me tone të larta. “Gjithçka ndodhi në pak minuta, i kisha përballë dhe më thanë pse shikon. Njëri prej tyre nxorri pistoletën dhe më qëlloi”, ka deklaruar Ermal Bregu. Mësohet se dy autorët janë identifikuar nga policia, ndërsa nuk rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë.
Polici Bregu është plagosur në bark me një plumb pistolete, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096