INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra e Lushnjës. Shoqërohen persona të tjerë në polici

Masakra e Lushnjës. Shoqërohen persona të tjerë në polici

Publikuar më: 14:51 14-10-2017

Policia e Lushnjës ka liruar një prej të shoqëruarve për masakrën e së mërkurës, Julian Sulën ndërkohë që persona të tjerë po pyeten lidhur me ngjarjen ku dy të rinj mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Burime nga policia bëjnë të ditur se nuk po pyetën vetëm dëshmitarët okularë. Në polici po shoqërohen personat e skeduar ndër vite lidhur me konfliktet e grupit të Aldo Bares dhe ata që bëjnë pjesë në rrethin shoqëror të kundërshtarëve të tyre. Mësohet se Julian Sula është paraqitur paraditen e së premtes me dëshirën e tij në polici dhe pasi ka dhënë deklaratën e tij është lënë i lirë. Burime nga grupi hetimor tregojnë se 37 – vjeçari është pyetur lidhur me dy personat e shpallur në kërkim, Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin, me të cilët ka miqësi. Ai u dyshua si personi i tretë i përfshirë në ngjarjen e së mërkurës, por nga hetimet ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Ndërkohë ende mbetet i paidentifikuar personi i tretë që mori pjesë në atentat. Julian Sula u plagos një vit më parë duke u qëlluar 10 herë më thikë. Ngjarja ndodhi në një pikë bastesh në qershor 2016, ku Sula u plagos rëndë. Policia ndaloi si autorë të plagosjes anëtarin e bandës së Lushnjës Arjan Lico.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115