INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti “rebel” i LSI Përparim Spahiu kandidon për kryetar partie

Deputeti “rebel” i LSI Përparim Spahiu kandidon për kryetar partie

Publikuar më: 13:39 20-09-2016

Përparim Spahiu vendos që të bëhet pjesë e garës për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për integrim. Nëpërmjet një reagimi në twitter, Spahiu lajmëron se është bërë pjesë e garës për kreun e partisë. Por përse ka marrë këtë vendim, deputeti “rebel” i LSI. Vetë Spahiu e sqaron këtë në statusin e tij, duke thënë se duhet një qasje e re brenda koalicionit.
Përparim Spahiu:
“Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!!!
Përparim Spahiu u përjashtua pak muaj më parë nga radhët e LSI, por me votimin pro për Reformën në Drejtësi deputeti vijoj të jetë pjesë e partisë. Ndërkohë Spahiu në garën për kreun e partisë do të ketë përballë kreun aktual Ilir Meta dhe Shazain Rrokaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717