INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Superoperacioni/ Kapen 5 ton drogë, shkatërrohet organizata shqiptaro-italiane, 196 të arrestuar [VIDEO]

Publikuar më: 14:46 20-09-2016

Një superoperacion me 196 të arrestuar, mes të cilëve shqiptarë, italianë e grekë është rezultati i një hetimi të nisur që në maj të vitit 2012 nga Guardia di Finanza e Brescias, në Itali, por që më pas u shtri edhe në Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari. Janë sekuestruar 117 kg kokainë, 4.629 kg marijuanë, 90 kg hashash, 850 gramë heroina/morfina, 554.000 euro cash, 7 automjete lluksoze, 5 mjete rë rënda transporti, 2 barka e 1 kamper. Hetimet e operacionit “Ring Neë” janë shtrirë në të gjithë territorin italian, si dhe në Greqi, Spanjë, Belgjikë, Hollandë. Për dy vjet rresht është monitoruar aktiviteti i organizatave shqiptare të trafikut të drogës në bashkëpunim me ato italiane.

Falë koordinimit gjyqësor të agjensisë europiane Eurojust u identifikuan 5 organizata kriminale që bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e drogës. Mes tyre spikaste një organizatë që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës e që përbëhej nga shtetas shqiptarë e grekë. Kjo organizatë ishte e aftë të furnizonte organizatat e tjera paralele, çdo muaj me qindra kg drogë. Lënda narkotike trafikohej nga Spanja dhe Hollanda e furnizonte në mënyrë konstante grupe kriminale të lidhura me familjet mafioze të Ndraghetas, Sacra Corona Unita e Camorra. Lënda narkotike traqnsportohej me anë të mauneve të mëdha në pronësi të një shoqërie të ngritur enkas nga kjo organizatë kriminale.

Kjo shoqëri merrej me transport tregtar të prodhimeve tipike si fruta e perime dhe lënda narkotike fshihej mes mallrave të transportuara me maune. Ndërsa marijuana kultivohej në Shqipëri e transportohej në territorin e jugut të Italisë me anë të gomoneve e skafeve. Më pas me anë të kamperave e furgonave të frutave transportohej e shpërndahej duke u marrë në zotërim nga organizatat kriminale në të gjithë territorin italian. Gjatë hetimeve të megaoperacionit “Ring New” janë kryer dy sekuestrime të mëdha droge falë koordinimit të 2 operacioneve të tjera të koduara “Gentleman” në provincën e Katanzanros e “Come Back” në provicën e Breshias.

Article Logic
Execution time: 0.0036008358001709