INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioni Tahiri. PD zbulon emrat ‘VIP’ se kush thërritet për raportim

Publikuar më: 15:22 26-03-2018

Demokratët dhe socialistët janë përplasur ashpër në mbledhjen e dytë të Komisionit Hetimor Tahiri. Socialistët propozojnë që të zgjerohet periudha e hetimit edhe në kohën e demokratëve, duke filluar që në vitin 1992. 

Por në këtë mbledhje është bërë publik dhe planin e punës së komisionit hetimor. Kryetari i Komisionit Edi Paloka tha se në planin e veprimit të propozuar nga opozita janë caktuar edhe emrat e zyrtarëve të lartë që do të pyeten. Edi Paloka tha se për veprimtarinë e Saimir Tahirit në trafikun e drogës do të pyetet Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish ministri Tahiri dhe zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të SHISH e Policisë.

Zyrtarët që do të pyeten:

Edi Rama

Fatmir Xhafaj

Saimir Tahiri

Visho Ajazi Lika

Haki Çako

Ardi Veliu

Helidon Bendo

Besim Hajdarmataj

Drejtorët dhe ish drejtorët e Policisë në 12 qarqet e vendit

Ndërkohë gjatë mbledhjes deputetët e Partisë Socialiste kërkuan kohë për ta parë planin paraprak të hetimit dhe të shtojnë gjëra të tjera që duhet të hetohen.

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu tha se duhet të hetohet fenomeni për lëndët narkotike, jo individi.

Anëtarët e komisionit hetimorë vendosin të presin Partinë Socialistë të shikojë planin paraprak të hetimit dhe të shtojnë të dhëna të tjera në lidhje me hetimin, ku në fund të hetimit me kërkesën e deputetes Ermonela Felaj do të nisin bashkë shkresat për të dhënat e mbledhura.

Article Logic
Execution time: 0.0023620128631592