INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim K tregon format post-lindjes

Kim K tregon format post-lindjes

Publikuar më: 17:39 09-04-2016

Kim Kardashian ka treguar format e saj në fazën e post-lindjes.

E veshur me një fustan të zi , i pajisur me panele të shndritshëm, ajo  shënoi  edhe kthimin e saj triumfues në tapetin e kuq në Las Vegas. Kim muajin e kaluar rezultoi të kishte humbur  nga kilet e tepërta që kishte vënë pas lindjes së djalit Saint në nëntor. Ndaj tani duket se Kim është e “etur” për të nxjerrë në pah rezultatet e një pune të vështirë për të ardhur në formën e duhur.

Në këtë mënyrë, ylli 35 vjeçar ka bërë një rikthim të papritur duke qenë përsëri në qendër të vëmendjes. Aparatet në tapetin e kuq e fotografonin në të gjitha këndet ku ajo ecte. Fustani i ngjitur pas trupit, i stolisur me fije ari, I  theksonte Kim-it çdo kurbë të trupit. Për të rënë edhe më shumë në sy, mamaja e 2 fëmijëve  i kishte shtuar vetes disa centimetra lartësi me një pale sandale me thembra platforme. Me flokë dhe make up tepër të  thjeshtë, ylli i reality show-t arriti ta përqëndronte vëmëndjen e të gjithëve vetëm në linjat e saj të trupit.

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219