INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara Tito del totalisht pa “make up” dhe fytyra e saj nuk është 100% siç e shohim çdo ditë në INSTAGRAM [FOTO]

Kiara Tito del totalisht pa “make up” dhe fytyra e saj nuk është 100% siç e shohim çdo ditë në INSTAGRAM [FOTO]

Publikuar më: 16:53 27-09-2019

Kiara Tito është padyshim një prej moderatoreve më të ndjekura, por dhe ndër më të komentuarat. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.

Së fundmi e kemi parë në një eksperiencë të re, pikërisht vlogu dhe ditën e sotme ka treguar se si mund të bëhet një make up tutorial. Në videon e saj Kiara ka treguar se nuk del asnjëherë në ekran ose në publik pa grim.

“Preferoj të bëj një make up natyral, që nuk duket dhe aq shumë por njëkohësisht që rrezaton dhe ka shkëlqim brenda, që ka ngjyrat e tokës, ngjyrat që i japin jetë fytyrës”, është shprehur ajo.

Në fytyrën e saj dallohen quka dhe si çdo vajzë tjetër edhe Kiara ka probleme me puçrrat por i mbulon aq mirë sa nuk duken fare.

‘Kam disa mikesha që më kanë dalë në fytyrë dhe më kanë stresuar jashtë mase. Megjithatë mezi po pres t’i mbuloj”, tha moderatorja.

CIARA.png

 

MODE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922