INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri vetë i dyti me pushime në Santorini, por a është Kiara vajza që e shoqëron?! Ky DETAJ po na bën të dyshojmë [VIDEO]

Butrint Imeri vetë i dyti me pushime në Santorini, por a është Kiara vajza që e shoqëron?! Ky DETAJ po na bën të dyshojmë [VIDEO]

Publikuar më: 11:26 09-09-2019

Butrint Imeri prej disa kohësh është kthyer në një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave me këngët e tij të dashurisë dhe paraqitjet gjithmonë me stil. Ai është çdo herë aktiv me projekte të reja, teksa viteve të fundit mund të thuhet lirshëm se është kthyer në një nga meshkujt më të spikatur në tregun muzikor shqiptar.

4.JPG

Projektet muzikore i ka shumë të shpeshta, e madje shumë prej tyre janë kthyer në hite. Butrinti është komentuar shpesh edhe për jetën e tij sentimentale, pasi shpesh herë e kanë bërë të lidhur me Kiara Titon, por ata nuk e kanë pranuar asnjëherë këtë gjë.

1530689509_kiarabutrint.jpg

Së fundmi, ai ka nisur pushimet në Greqi në ishullin e bukur Santorini, por në videon e publikuar që ai ka nxjerrë në Instagram shihet se tryeza ka dy gota me një shishe shampanjë, dy pjata me ushqime dhe dy gota njëra filxhan kafeje dhe tjetra lëng portokalli e cila po na lë të dyshojmë se ai nuk ndodhet vetëm në këtë udhëtim dhe na bën të dyshojmë se mund të jetë me prezantuesen bukuroshe Kiara Tito e cila gjendet gjithashtu për pushime në Greqi.

Ku fare mirë mund ta dalloni dhe foton e Kiarës e cila ka bërë foton në të njëjtën pishinë ku shihet dhe në videon e këngëtarit, por deri tani mes tyre nuk ka pasur asnjë reagim për këtë udhëtim.

r.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205