INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 3 burrat e famshëm që vdiqën duke bërë seks

Këto janë 3 burrat e famshëm që vdiqën duke bërë seks

Publikuar më: 22:11 02-12-2017

Edhe pse seksi është një “argëtim” dhe jo një mision  vështirë, ka pasur shumë njerëz që kanë ndërruar jetë gjatë kohës që kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale. Ndër ta janë edhe meshkuj të famshëm.

Ja kush janë disa prej tyre:

FÉLIX FAURE (1841-1899) presidenti i gjashtë i Republikës së Tretë Franceze vdiq ndërsa e dashura e tij, aktorja M.me Steinheil, ishte duke i bërë një seks oral. Rojet dëgjuan një ulërimë që vinte nga dhoma dhe kur hapën derën gjetën gruan në gjendje shoku, por ende në “pozicion”. Aktores ju ngjitën nofkat si “puthja e vdekjes” dhe “pompat vdekjeprurëse”. Zonja e parë e vendit, Marie-Mathilde Berthe Belluo u njoftua vetëm dy orë më pas, ndërkohë që agonia e tij vazhdoi dhe dy orë të tjera. Faure nxori frymën e fundit në krahët e gruas së tij, e cila ishte tradhëtuar mijëra herë, por ndiente për të një përkushtim të madh.

ATTILA (rreth 406–453) Attila, mbret i popullit Unni, i njohur si një nga sunduesit më të egër të historisë, ishte i vogël në trup, i shëmtuar dhe i shëndoshë. Pavarësisht kësaj, pati 12 gra dhe vdiq nga infarkti gjatë një akti seksual me një grua shumë të re. Hipoteza është kritikuar nga shumë historianë. Sipas tyre ajo që e vrau Attilën ishte një hemoragji në hundë, e cila e mbyti në gjumë gjatë natës së parë të martesës me Ildikon.

DAVID CARRADINE (1936-2009) Dhe aktori amerikan David Carradine vdiq për shkak të një loje erotike. U gjet i pajetë, lakuriq, në një hotel në Bangkok, vdekur me shumë gjasa nga asfiksia gjatë një loje erotike të përfunduar keq.

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926