INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta do të jenë prezantuesit e festivalit të Sanremo-s [FOTO]

Këta do të jenë prezantuesit e festivalit të Sanremo-s [FOTO]

Publikuar më: 12:01 02-02-2018

Do të jenë 5 mbrëmjet në qytetin e Sanremos që do të vazhdojnë traditën e këngës italiane.

Festivali i këngës italiane këtë vit do të organizohet nga data 6 deri në 10 shkurt, por me një ndryshim të madh në formulë. Këtë herë nuk do të ketë eleminime gjatë katër netëve dhe të gjitha këngët do të shkojnë në natën finale.

Gjithashtu surprizë është edhe vetë formula e prezantimit.

Prezantuesi kryesor do të jetë një nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Claudio Baglioni të cilit i  është besuar dhe roli i drejtorit artistik të festivalit, siç ka ndodhur vitet e fundit me Carlo Conti-n.

Këngëtarin do ta shoqërojë në bashkëprezantim Michelle Hunziker dhe aktori Pierfrancesco Favino, dy emra dhe figura të njohura brenda dhe jashtë Italisë.

Mes artistëve interpretues, siç dihet tashmë, do të jetë dhe shqiptari Ermal Meta i cili këtë  vit vjen në duet me Fabrizio Moro-n.

Janë 20 këngëtarë të cilët do të konkurojnë për çmimin e parë, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision, ndërkohë që për çmimin e të rinjve konkurrojnë tetë artistë.

211eda2c7091d60a9b5ecfaea8298f7a.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996