INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni probleme me partnerin? Ja cilat janë 7 shenjat që tregojnë se lidhja juaj është drejt fundit...

Keni probleme me partnerin? Ja cilat janë 7 shenjat që tregojnë se lidhja juaj është drejt fundit...

Publikuar më: 15:26 20-12-2017

Kur në një marrëdhënie ka probleme, të parat që e ndiejnë janë femrat. Shpesh meshkujt rehatohen dhe refuzojnë të vrasin mendjen për të gjetur shkaktarët e mundshëm.

Por nëse keni dyshime ja cilat janë 7 shenjat që ju paralajmërojnë se lidhja juaj po merr fund.

1.Mos flisni më për gjërat tuaja personale.

Në fillim të një raporti si meshkujt edhe femrat flasin për gjithçka përfshi gjërat personale. Kur një lidje është drejt fundit të dyjat palët e ndërpresin rrëfimin duke u mbyllur brenda botës personale.

2.Nëse nuk ka komunikim nuk jeni më në të njëjtën linjë.

Kur një lidhje është drejt fundit atëherë nuk ka më interes mes partnerëve. Nëse më parë mendonit shpesh njësoj për argumente të ndryshëm, tani ajo që thoni ju nuk e bind më partnerin dhe anasjelltas.

3.Ankoheni gjithmonë për të njëjta gjëra.

Nëse ndaloni së pasuri të njëjtat interesa filloni të mos jeni dakord me gjërat që nuk shkojnë si duhet.

Faktikisht jeni shumë të përqendruar të beni gjëra të gabuara individualisht sesa mendoni së bashku për të mirën. Gjeni vetëm një shkak për tu zënë.

4.Ziheni shpesh për motive të kota.

Ka çifte që zihen shpesh dhe të tjera që thuajse rrallë herë, por nëse filloni të ziheni për çdo gjë duhet ta kuptoni se lidhja juaj po shkon drejt fundit.

5.Dëshironi më shumë hapësirë për veten.

Prezenca e partnerit tuaj ju shkakton antipati dhe nuk e duroni dot më ta shikoni përreth. Filloni të bëni më shumë gjëra individualisht, çdokush për hesap të vetë.

6.Nuk ndiheni më i njëjti person.

Ndiheni si të huaj, ju duket sikur nuk jeni më vetvetja. Janë emocionet negative që e shtyjnë raportin tuaj në përfundim.

7.Nuk keni plane të qarta për të ardhmen.

Nëse pyetjes: “Se ku do të ndodhem pas një viti?” nuk mundet ti gjeni një përgjigje kjo tregon se lidhja juaj po mbaron.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701