INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare shfaqet krah ikonave botërore të modës, shihni çfarë i shkruan Irina Shayk! [FOTO]

Këngëtarja shqiptare shfaqet krah ikonave botërore të modës, shihni çfarë i shkruan Irina Shayk! [FOTO]

Publikuar më: 20:22 09-03-2018

Me stil të veçantë dhe e lumtur!  

Ajo është shumë e talentuar, me një stil tejet të veçantë, por mbi të gjitha krenare që është shqiptare. Por nuk është e suksesshme vetëm në botën e muzikës pasi Rita Ora na ka treguar se di të bëjë mirë edhe gjërat që kanë të bëjnë me filmin apo fashionin.

Ajo njihet për stilin kontrovers dhe jo më kot është imazhi i Adidas dhe imazhi zyrtar i “Tezenis”. Madje së fundmi ka Rita ka krijuar linjën e saj të veshjeve, Roara Republic, të cilat dizajnohen të gjitha prej saj.
Në fotografinë e postuar përpara pak orësh në ‘Instagram’-in e saj, Rita Ora shfaqet pranë vajzave dhe grave më me influencë në mbarë botën në fushën e stilit dhe modës. Krah Ritës është Donatella Versace, Claudia Schiffer, Irina Shayk e disa modele të tjera.

orarita.png

 

Të gjitha vajzat kanë pozuar për prestigjiozen britanike ‘Vogue’. Përkrah gjithë këtyre ikonave të bukurisë dhe modës, Rita nuk bën dallim madje duket po aq në formë dhe po aq stil sa ato.
Siç duket këngëtarja shqiptare dhe supermodelja Irina Shayk kanë një miqësi shumë të mirë mes tyre, pasi ajo i ka komentuar shumë zemra në foto Ritës.

 

ritaora.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451