INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare e pranon publikisht që ka bërë hundën: Më pengonte kur puthja partnerin [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare e pranon publikisht që ka bërë hundën: Më pengonte kur puthja partnerin [FOTO]

Publikuar më: 19:58 09-03-2018

Çfarë sakrificash bëhen për dashurinë!

Ata janë të lidhur bashkë jo vetëm nga dashuria dhe bashkëjetesa, por edhe nga pasioni për muzikën. Bëhet fjalë për dy këngëtarët e njohur shqiptar Venera Lumanin dhe Lind Ismalin, të cilët janë një ndër çiftet më simpatikë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi ata kanë treguar disa detaje nga romanca e tyre, teksa ishin të ftuar në emisionin radiofonik "You & me" në NRG Radio.  Ishte Lindi ai që rrëfeu puthjen e parë e cila ka ndodhur te liqeni, ndërsa Venera i hyri më në detaje.

"Ishte ndër herët e para që une po vija dhe po rrija në Tirane, dhe ne në Shkup zakonisht bëjmë këtë gjë: takohemi me shoqërinë në park, pimë, hamë dhe pastaj ikim në club. Pas clubit kur na hahet prapë, blejmë për të ngrënë dhe shkojmë përsëri në park, dhe une thosha: ku ka një park ku rrinë të rinjte dhe faktikisht na erdhi vetëm liqeni në mendje. Pastaj i mora vesh këto historitë e liqenit", tregoi ajo.

Venera u shpreh se puthja mes saj dhe Lindit erdhi natyrshëm, por diçka i pengonte. "Me hunden kemi pasur probleme…deri në momentin kur bëra operacionin", tregoi duke qeshur këngëtarja.

venlind.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877