INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja dhe partneri i saj qenkan martuar dhe askush nuk e mori vesh?  [FOTO]

Këngëtarja dhe partneri i saj qenkan martuar dhe askush nuk e mori vesh? [FOTO]

Publikuar më: 13:54 15-01-2018

Ata të dy i dhanë fund lidhjes gjatë vitit 2013,  për t’u rikthyer sërish bashkë në vitin 2016.

Këtë herë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth  duket se duan ta ruajnë sa më private jetën e tyre. Madje jo pak herë është hamendësuar se çifti janë martuar në fshehtësi por kjo nuk arrihej të vërtetohej. Megjithatë, kjo pyetje vazhdon të bëhet ende. ‘ A janë martuar Miley dhe Liam’?  Ata të dy ndodhen prej disa ditësh në Australi ku edhe festuan ndërrimin e viteve. Madje sipas ‘DailyMail’, çifti atje ka organizuar një ceremoni private, larg syve kureshtarë.

“Byron Bay është një vend kaq special për ta, kështu që u pa si i duhuri. Aty ata kuptuan që s’jetonin dot pa njëri- tjetrin dhe vendosën ta çonin marrëdhënien e tyre drejt një stadi tjetër” u  shpreh një burim i afërt me çiftin.

Megjithatë ndoshta është pak herët për të dalë në këtë përfundim pasi kujtojmë se në nëntor të 2017-ës, një burim i afërt me ta tha se Miley nuk e  kishte në plan të martohej për një kohë të gjatë. Por, gjithçka mund të ndodhë. 

MAIN-Are-Miley-Cyrus-and-Liam-Hemsworth-engaged-again-Star-spotted-rocking-mahoosive-ring.jpg

a209c2a090f_liam-hemsworth-miley-cyrus-zoom-55634fcd-43a9-4b57-b22a-256ef804f2e9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701