INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katerina Tikhonova është vajza e Vladimir Putin

Katerina Tikhonova është vajza e Vladimir Putin

Publikuar më: 17:09 29-11-2017

Kolegët e Katerina Tikhonova, nga Konfederata Botërore Rock’n’Roll (WRRC), kanë konfirmuar se ajo është vajza e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Lajmi bëhet i ditur nga Reuters, por as Kremlini dhe as Tikhonova nuk u janë përgjigjur kërkesave për komente. Katerina Tikhonova, 31 vjeçare, raportohet se e përdorë mbiemrin e trashëguar nga gjyshja e saj. Ajo është zv/presidente për zgjerim dhe marketing në Konfederatë dhe thuhet se ka udhëhequr projektet e publike në Universitetin shtetëror të Moskës. Raportohet, po ashtu, se ajo është e martuar për personin, Kirill Shamallov, që është djali i një shoku të Putinit, me të cilin presidenti ka miqësi prej një kohe të gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.00276780128479