INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit! Merrni masat, mos i harroni çadrat në shtëpi, zbuloni si do jenë temperaturat nesër

Kapriçot e motit! Merrni masat, mos i harroni çadrat në shtëpi, zbuloni si do jenë temperaturat nesër

Publikuar më: 19:55 17-04-2018

Pas ditëve me diell dhe vranësirave që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë ditën e nesërme. Por, nuk do të ketë ulje të temperaturave. Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet mesatar.

Parashikimi i motit për nesër:

Reshjet
Nesër priten reshje të dobëta, kurse në zona të veçanta lokalisht deri mesatare

Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12/ 24 °C
në vendet e ulëta: 12 / 22 °C
në vendet malore: 8 / 19 °C

Era
Nesër pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273