Pak ditë më parë titujt ngado ishin: 'Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë nisur pushimet'. U tha se çifti u ndodhën në jug të Shqipërisë së bashku me vëllezërit e tyre.
U publikuan dy foto ku në njërën shihet Bora e ulur pranë vëllait të saj, Lisienit” dhe vëllait të Donaldit, Marios.
Në tjetrën ata shihen së bashku në një gomone. Bora dhe Donaldi ende nuk kanë reaguar publikisht rreth ribashkimit të tyre, mirëpo ato nuk i shpëtojnë dot syrit të publikut.
Me anë të një postimi në Instagram, Donaldi na ka treguar pak nga kënga e re. “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”, janë fjalët e Donaldit që menjëherë fansat i kanë interpretuar si dedikim për Borën.
Mirëpo krahas adhuruesve të çiftit Donald-Bora, të cilët plotë bindje thonë që është dedikimi i rradhës për moderatoren, të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që e akuzojnë aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së Beatrix Ramosajt “Faj”, që kujtojmë ishte një dedikim për Donaldin.
“Sy në sy pa fjalë po më kupton”, thonte këngëtarja në tekstin e asaj kënge.