INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kalon në Kuvend projekti i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës

Kalon në Kuvend projekti i ndërtimit të Aeroportit të Vlorës

Publikuar më: 10:06 26-01-2018

Pas miratimit nga qeveria është Kuvendi ai që i ka hapur dritën jeshile rrugës së ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Në seancën e së enjtes u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.
Duke qenë se është fjala për koncesion kërkohej ligj i posaçëm, i cili kaloi me shumicë të thjeshtë.
Një konsorcium turk ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se tri kompanitë turke, të grupuara në një konsorcium, do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin. Sipas qeverisë aeroporti i Vlorës jo vetëm që do të jetë modern por është parashikuar të jetë më i madh dhe se aeroporti i Rinasit.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607